Futboll

Derbi në “Air Albania”, po paratë e biletave a do të jepen për bamirësi?

Të gjitha dyshimet janë hequr. Derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në “Air Albania Stadium” ditën e premte.

Ajo që mbante peng zyrtarizimin e stadiumit të ri si arenë të derbit ishin detajet ekonomike mes Partizanit, si ekip pritës dhe Federatës Shqiptare të Futbollit sa i përket qirasë dhe garancive për sigurinë e mbarëvajtjen e takimit.

Por, një tjetër enigmë që mbetet për t’u zbardhur në ditët në vazhdim është nëse paratë e grumbulluara nga shitja e biletave të kësaj sfide do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti apo jo.

Për momentin, nga Partizani nuk ka as një konfirmim dhe as mohim për këtë çështje.

Gjithsesi, sfida është programuar të fillojë në orën 19:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë