Futboll

Derbi i Championsit/ Çmime të çmendura në tregun sekondar, mbi 1000 euro bileta!

Gazeta Si – Në "Footballticketnet", një biletë në unazën e tretë të stadiumit shkon më shumë se 500 euro, përfshirë edhe koston e prenotimit. Në sektorët qendrorë çmimi i biletës rritet në mbi 1200 euro.

Një biletë për derbin e Championsit Milan-Inter mbi 1000 euro? Po, është e mundur. Në "Footballticketnet", një nga sitet e ndryshme ku mund të blesh një biletë për këtë supersfidë, e vlefshme për gjysmëfinalet e Championsit. Mjafton të futesh në sit, të zgjedhësh sektorin dhe të …paguash. Natyrisht, shumë.

Nga nje derbi mes Milanit dhe Interit. Gazeta Si, 27 prill 2023

Çmimet e biletave janë shumë të larta. Të marrim unazën e tretë, për shembull. Jemi në kuotën mbi 500 euro, në sektorët e ultrasve bileta shkon mbi 600 euro, ndërsa në tribunat qendrore mbi 1200 euro. Te ‘Footballticketnet’ është e mundur të blihen bileta për të gjitha ndeshjet e Interit, Milanit dhe jo vetëm.

Janë një sërë skuadrash: Juventus, Roma, Real Madrid, Benfika, Totenhem, Çelsi, Liverpul, Mançester Junajtid, Mançester Siti, Ajaks, Barcelona, PSG, etj. Te ky sit është e mundur të blesh edhe bileta për turin në stadium.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë