Lajme

Deputeti Rraja dëshmon në Prokurori për “Xhisielën”

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë dëshminë e tij mbi padinë e depozituar nga Taulant Balla, në lidhje me akuzat e pretenduara nga oficeri Emiljano Nuhu se është kërcënuar me pistoletë në zyrën e tij nga deputetët në fjalë. Deputeti Rraja është shprehur se u qëndron deklaratave të tij se nuk e njeh oficerin Nuhu.

“Edhe përballë po të më vini me të, nuk e njoh fare. Sot iu përgjigja thirrjes së prokurorisë pas padisë së depozituar nga deputeti Balla. Do paraqitem në prokurori sa herë të më kërkohet e të jetë e nevojshme”, u shpreh Rraja.  

Deputeti Rraja gjithashtu ka sqaruar se iu desh të shkojë në Prokurori me paterica, për shkak të një frakture në këmbë.

Rraja mori vëmendje të madhe mediatike pas skandalit të të birit. Rrahman Rraja është deputet i PS për zonën e Krujës dhe emri i tij është lakuar shpesh, kur u mësua se djali i tij, Rexhep Rraja ka dhunuar ish-të dashurën Xhisiela Maloku dhe ngjarja është mbajtur e fshehtë prej disa muajsh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë