Politike

Deputeti i PD: Do votoja kundër Belerit në Himarë, por arrestimi ishte një kurth politik

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, foli hapur për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, që u dënua me 2 vite burg.

Baçi tha mbrëmjen e kaluar se pavarësisht se Beleri është kandidati i Opozitës së Bashkuar, nëse do të ishte banor i Himarës, nuk do të votonte për të.

“Nuk kam ndonjë konsideratë për Belerin si kandidat. Do të votoja kundër në Himarë po të isha edhe pse është kandidati i Opozitës së Bashkuar. Ky është konstatimi im individual. Opozita mund të gjente kandidatë të pa kontestueshëm”, u shpreh ai.

Megjithatë, Baçi  theksoi se arrestimi dhe burgosja e tij ishte një kurth politik për mos ta lejuar të vinte në krye të bashkisë.

“Beleri është i arrestuar nga Edi Rama. Nëse nuk do të ishte angazhuar kryeministri, Beleri do të ishte kryetar bashkie. Rama ka deklaruar se do të merrte personalisht me të dhe pas këtij artikulimi menjëherë janë vënë në lëvizje strukturat e policisë. Është e vërtetuar që ka qenë inskenim, një kurth nga policia, për ta arrestuar publikisht dhe për të bërë shoë. Ai u mbajt padrejtësisht një vit në paraburgim.

Nëse do të ishte në paraburgim do t’i ndodhte një problem shëndetësor i rëndë, a do ta çonin në spital me roje? Ashtu duhet ta lejonin që të betohej. Duket se ishte e paravendosur që Beleri të arrestohej dhe dënohej. Është një i arrestuar politik sepse nuk donte që ta linte që Bashkia e Himarës të drejtohej nga Beleri”, tha  Baçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë