Lajme

Deputeti i LSI, Braimllari: Policia, në gjendje të mjerueshme

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, në një deklaratë për mediat është shprehur se Policia e Shtetit ndodhet në gjendje të mjerueshme.
Sipas tij, shifrat e publikuara së fundmi tregojnë se 80 për qind e efektivëve duan të largohen nga vendi. Gjithashtu ai akuzoi kreun e qeverisë, Edi Ramën, i cili sipas tij ka gisht në gjendjen ku ndodhet vendi.
“Policia e Shtetit është në gjendje të mjerueshme. Ramës nuk i intereson ruajtja e sigurisë publike. Në këtë gjendje është katandisur vendi. 80 për qind e efektivëve të policisë duan të largohen nga vendi. Policia ndodhet në ditën më të keqe, ndërsa krimi ndodhet në kohën më të mirë”, tha ndër të tjetra ai.
Gjithashtu, ai akuzoi kreun e qeverisë, Edi Ramën, i cili sipas tij ka gisht në gjendjen ku ndodhet vendi.
“Kryeministri i inkriminuar i bërë njësh me krimin dhe trafikun e drogës, ka tradhtuar Policinë e Shtetit si kurrë më parë. Edi Rama e ka projektin e tij politik shkatërrimin e Policisë së Shtetit.
E filloi këtë me kanabizimin e vendit ku drejtues policie të verifikuar tanimë dhe nga agjencitë e tjera ligjzbatuese, merrnin pjesë drejtpërdrejt në procesin e kanalizimit”, u shpreh Braimllari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë