Njerez

Deportuar nga SHBA në Shqipëri. Familja Gojcevis rrëfen tmerrin e ndarjes

Ndoshta ju ka rënë në vesh historia e nënës së tre fëmijëve, e cila u dëbua nga shteti i Michiganit, përpara disa muajve, për shkak se kishte thyer rregullat e lejes së qëndrimit. Në luftën e madhe që kryejnë çdo ditë për të bërë të mundur bashkimin e tyre çifti Gojcevis, përpiqen të jenë të fortë për të gjtha sfidat që kanë kaluar.

Por, tashmë historia e kësaj familjeje ka marrë një rrjedhë tjetër. Fëmijët janë larguar nga SHBA-ja dhe po jetojnë me nënën e tyre në Shqipëri, duke vuajtur largësinë e babait të tyre.

Pete Gojcevis, përshëndet fëmijët e tij.

Pete tregon për gazetën “Click on Detroit”,  se djali i tij i madh Miki i cili është në klasë të dhjetë është i traumatizuar. Ai i thotë gjatë gjithë kohës se po kalon një situatë të vështirë dhe  nuk ka interes as të shkojë në shkollë dhe aq më pak  të mësojë gjuhën shqipe.

“Ai është i zemëruar dhe i jeton ditët i friksuar se mos e rrëmbejnë,” shprehet Pete.

Vajza e e dytë e çiftit, Megan, e cila është në klasën e gjashtë i tregon babait të saj se po përpiqet të jetë mirë.

“Jam i lumtur për të, pasi ka qenë një nxënëse shembullore në Sterling Heights dhe përpiqet të jetë, edhe në Shqipëri,” thotë Pete.

 “Sa herë që flas me te më thotë se ndjehet e humbur dhe dëshiron shumë të kthehet në Shtetet e Bashkuara,” shton ai.

Ndërsa vajza e vogël, Maritna, po përpiqet të jetë thjesht fëmijë. Ajo është një 9-vjecare e cila është gjithmonë e buzëqeshur. Gjatë muajve që ka qëndruar në Shqipëri ajo ka gjetur disa miq që flasin anglisht dhe i tregon babait të saj që shpesh përpiqet të harrojë se ku ndodhet. E rëndësishme për të është të jetë me nënën e saj.

Pete tha se dëshironte që të shiste shtëpinë dhe biznesin për të shkuar te familja e tij në Shqipëri, por fëmijët i luten vazhdimisht të mos e shesë, pasi kanë shpresën se do të kthehen një ditë dhe do të jetojnë përsëri të gjithë bashkë.

Familja  Gojcevis

Ai është një njeri që në rutinën e përditshme po mëson të jetojë pa familjen e tij, por gjatë gjithë kohës shprehet se shpreson shumë që të bashkohet me fëmijët dhe gruan e tij, e të vazhdojnë jetën normalisht si e kishin përpara 5 muajve. Ndërsa, Cila vazhdon të luftojë për t’u kthyer në SHBA

“Në çdo kohë që flasim ajo më tregon se ka frikë për sigurinë e saj dhe të fëmijëve. Kjo gjë më shqetëson shumë, gjithcka është  kthyer në një mankth për mua,” shprehet Pete

Vendimi i kohëve të fundit i Gjykatës së Apelit në SHBA ka vendosur të rishikojë rastin e shqiptares por, nuk ka ende garanci se ajo dhe fëmijët e saj do të kthehen. /Click on Detroit/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë