Papa Françesku nuk ka pranuar dorëheqjen e Kardinalit të Monakos, Reinhard Marx, i cili pak ditë më parë denoncoi paaftësinë e të gjithë sistemit kishtar për t’u marrë me çështjen e abuzimit.
Dorëheqja që kryepeshkopi i Mynihut i kishte ofruar Papës në shenjë proteste u refuzua zyrtarisht.
Mediat italiane shkruajnë se letra e Papës shoqërohet me ton zbutës, dhe nuk fokusohet shumë në detaje.
Marx është një nga eksponentët më të njohur të Dhomave të Shenjta Gjermane, që i ka drejtuar në cilësinë e presidentit të Konferencës së Ipeshkvijve deri në vitin 2020.
Në letrën drejtuar Atit të Shenjtë, Marx kërkoi të lirohej nga posti i Kryepeshkopit.
Në letër, ai argumentonte se Kisha Katolike ndodhej “në rrugë pa krye” dhe se dorëheqja e tij nga posti mund të shërbente si sinjal për një impuls të ri.
Me tërheqjen nga detyra, Marx dëshironte të tregonte se në plan të parë nuk është detyra, por misioni ungjillor.
Dhe në këtë pikë, ai ishte i gatshëm të merrte përgjegjësi personale por edhe për ato të institucionit të kishës.
Marx mori gjithashtu përgjegjësitë që i takonin për abuzimet seksuale të kryer nga udhëheqësit e Kishës në dekadat e kaluara. Hetimet në të shkuarën, sipas tij, kanë nxjerrë në pah gabime administrative, por edhe dështime institucionale ose të vetë sistemit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.