Arsim

Denoncimi: Rriten me 6 përqind librat shkollorë për klasat e 8-a dhe të 9-a

Prindërit detyrohen të paguajnë më shumë sesa kur i blen tekstet në fillim të sezonit
arsim, shkolla, covid, tekstet, cmimi

Ky vit shkollor është një ndër më të vështirët për nxënësit në të gjithë vendin, por jo vetëm për shkak të pandemisë së COVID-19.

Situata e krijuar nga koronavirusi, e cila ka përkeqësuar gjendjen ekonomike të shumë familjeve, por nëse për fëmijët e klasave të 1-7 u shpërndanë tekste shkollore falas, e kundërta ka ndodhur me tekstet shkollore të klasave më të larta, të cilët duhet të paguajnë shtesë para për librat e blerë në fillim të sezonit .

Denoncimi është nga prindër, të cilët kanë fëmijë në klasat e 8-ta dhe të 9-ta në sistemin shkollor nëntëvjeçar.

Sipas  Ndriçim Mehmetit, specialist i arsimit i cili është në dijeni të këtij fakti,  “tekstet shkollore të klasës 8 dhe 9 janë edhe më të shtrenjtat në gjithë arsimin e detyruar.”

Këtë gjë e pohon edhe prindi i një fëmije në klasën e nëntë.

“Këtë vit paguam më tepër se vitin e kaluar për tekstet shkollore, sepse na thanë që çmimet ishin rritur”,- shprehet ai.

Sipas mesazheve të bërë publikë nga eksperti i arsimit, Mehmeti, prindërit në një shkollë nëntëvjeçare në Tiranë janë detyruar të paguajnë 6% më shumë se një vit më parë për tekstet shkollore dhe diçka e tillë, sipas Mehmetit, ka ardhur me urdhër nga lart.

“Mësues të klasave të 8 dhe 9 verifikoni cilët nxënës i kanë blerë librat. Pasi të keni informacion të plotë se cilët i kanë blerë, lajmërojini me korrektësi prindërit e tyre të shkojnë në librari të bëjnë një pagesë shtesë lekësh, pasi çmimi i librave është rritur 6 përqind nga katalogu i paraqitur në listat e afishuara.”,- thuhet përmes një mesazhi, i cili ka dalë nga drejtoria e një nga shkollave nëntëvjeçare të Tiranës në drejtim të prindërve të nxënësve të klasës së tetë dhe të nëntë.

“Ata që kanë blerë librat të shkojnë të paguajnë dhe 3500 lekë pranë distributorit që i kanë blerë (përballë Çajupit). Për çdo pyetje ju sqarojnë te distributori ku keni blerë librat!”, - vijohet më tej në këto mesazhe.

Rritja e çmimeve të teksteve shkollore nga viti në vit nuk është një problem i ri në arsimin nëntëvjeçar dhe atë të mesëm në Shqipëri.

Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, për të nisur klasën e 10-të, çdo nxënësi i duhen rreth 12 deri në 15 lekë të reja për të blerë librat shkollorë që parashikon programi arsimor.

Sipas të dhënave të mbledhura nga gazeta “Si” , çmimet janë rritur ndjershëm sidomos në libra të profilit shkencor, si matematika, kimia apo biologjia, të cilët, sipas shpjegimit të mësuesve janë hartuar në atë mënyrë që të shërbejnë për dy vite shkollore. Por, pavarësisht kësaj, kjo rritje çmimesh e librave të shkollës është  një suprizë e padëshiruar dhe më rëndë se më parë për familjet shqiptare , veçanërisht për më të varfërit dhe veçanërisht në këtë kohë pandemie ku shpenzimet e  kursimet dominohen nga nevoja për t’u kujdesur për shëndetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë