Futboll

Dënimi nga CAS, Skënderbeu reagon duke akuzuar: Drejtësi sportive e kalbur

Një ditë pas konfirmimit që gjykata e arbitrazhit sportiv CAS i bëri përjashtimit të Skënderbeut për 10 vite nga kompeticionet europiane, ka ardhur edhe reagimi nga klubi korçar. Përmes një komunikate të shpërndarë për mediet, Skënderbeu bën me dije se vendimi i marrë nga CAS ende nuk i ka mbërritur zyrtarisht i detajuar, duke shtuar kështu hije të forta dyshimi se ai ka qenë i paracaktuar.

Por nuk ndalet me kaq, pasi në reagimin e tij, Skënderbeu rendit disa arsye që të çojnë drejt mendimit se ky vendim i CAS ka qenë i paracaktuar që në momentin kur nisi, në vitin 2016. Sipas asaj që shkruan Skënderbeu janë disa hallka që gjatë procesit gjyqësor nuk janë respektuar dhe janë anashkaluar me qëllim për ta dënuar ekipin korçar.

“Në këto kushte, me vetëdijen që beteja ligjore në këtë sistem drejtësie është e kotë, bëjmë me dije se, pas konsultimit me përfaqësuesit tanë ligjore, brenda muajit Korrik 2019, KF Skënderbeu do të paraqesë rekurs pranë Gjykatës Federale Zvicerane kundër vendimit të CAS datë. 12.07.2019. Duke qenë të bindur mbi pafajësinë tonë, ruajmë besimin se e drejta do të vihet në vend.”- thuhet ndër të tjera në deklaratën e Skënderbeut

Në reagimin e tij klubi korçar e cilëson drejtësinë europiane sportive si të kalbur dhe tendencioze ndaj tyre. Skënderbeu ngre gishtin nga UEFA dhe FIFA që e kanë iniciuar këtë dënim dhe në CAS kanë ushtruar presion që korçarët të dënoheshin.

Në fund të kësaj komunikate ka edhe një premtim për tifozët, duke iu thënë atyre se Skënderbeu do të vazhdojë të jetë kompetitiv në kampionatin shqiptar dhe se beteja për të drejtën do të vazhdojë deri në fund.

Reagimi i plotë

https://www.facebook.com/kfskenderbeu.al/posts/2304949412876100

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë