Ekonomi

Denaj: Parashikimet për ekonominë optimiste. Ndryshimet fiskale të përkohshme

Ministria e Financave Anila Denaj pas përmbylljes së takimeve virtuale me FMN ka bërë me dije se parashikimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në terma nominalë janë të ngjashëm me ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar, por mbeten përgjithësisht më optimiste.

Financat deklarojnë se ndryshimi i parametrave fiskalë është i përkohshëm dhe i imponuar nga rrethanat (dy goditjet e një pas njëshme që mori vendi).

 “Rishikimi i Buxhetit të vitit 2020, pas pandemisë do të kërkojë zgjerim të hapësirave fiskale, me një rritje të mëtejshme të deficitit buxhetor, duke mundësuar jo vetëm vazhdimësi të Projekteve prioritare që gjenerojnë punësim dhe rritje të ekonomisë, por edhe Projektet e Rindërtimit” – shprehet Denaj.

Ulja e qënësishme e borxhit publik dhe rikthimi në një balancë primare pozitive në vitin 2022, është në planifikimet paraprake të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Pritshmëritë për të ardhurat pas vitit 2020, janë të larta, si rrjedhojë e zbatimit të Projektit të Fiskalizimit dhe të Strategjisë Aftamesme të të  Ardhurave, duke mbështetur edhe sektorin privat me politika që stimulojnë konsumin dhe formalitetin.

Ministria thotë se ekipi i saj gjatë takimeve me Misionin ka diskutuar gjithashtu proceset e ndjekura për të siguruar rimbursimin e TVSH-së dhe zerim të stokut për të gjithë tatimpaguesit, nismat e fundit të Qeverisë për rritjen e pragut të TVSH-së dhe eleminimin e tatimit mbi fitimin për biznesin e vogël, hapat për reduktimin e borxhit publik në afatmesëm etj.

Paketat e Qeverisë Shqiptare kanë vijuar shpërndarjen me efektivitet dhe në respektim të plotë të procedurave të parashikuara, për një mbështetje sa më efektive dhe të shpejtë për qytetarët dhe bizneset.

Gjithashtu programi i Rindërtimit, përballimi i nevojave për efektet post- COVID-19 dhe ecuria e reformave, shoqëruar me masa për ruajtjen e disiplinës fiskale, do të jenë në krye të axhendës së Qeverisë gjatë vitit 2020 dhe në afatmesëm deri në 2025.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë