Futboll

Dëmtohet Osimhen, sulmuesi humb sfidën e madhe të së dielës ndaj Milanit

Gazeta Si – Humbje e madhe për Napolin para sfidës me Milanin. Bomberi Viktor Osimhen është dëmtuar dhe do të mungojë në këtë ndeshje të rëndësishme, që luhet të dielën në mbrëmje. Lajmi i dëmtimit të lojtarit është konfirmuar nga vetë klubi ‘axurr’.

Sulmuesi u rikthye nga impenjimet me kombëtaren e Nigerisë dhe kishte një shqetësim në këmbën e majtë. Për momentin nuk është shumë e qartë shkalla e dëmtimit dhe koha e rikuperimit, por me siguri Napoli nuk do ta ketë të gatshëm për kryendeshjen e kësaj jave me Milanin.

Osimhen feston nje gol. Gazeta Si, 31 mars 2023

Osimhen është në dyshim edhe për ndeshjen e parë të çerkfinale të Championsit po ndaj Milanit, që zhvillohet më 12 prill. Mungesa e tij do të thotë shumë për trajnerin Spaleti dhe skuadrën. Nigeriani e ka udhëhequr Napolin me golat e tij drejt titullit kampion në Serinë A.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë