Lajme

Dëmtimet e para nga tërmeti i fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm shkundi Tiranën sot paradite, por është ndier i fortë edhe në disa qytete të tjera të vendit, si Durres, Fier, Vlorë, Shkodër.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët në Tiranë, të cilët kanë lënë shtëpitë dhe zyrat e kanë dalë në rrugë. Tërmeti ka shkaktuar edhe probleme me internetin dhe telefoninë në vend.

Nga informacionet e grumbulluara nga Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA deri në orën 12:30 janë konstatuar :

Rënia e një çatie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë

Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese

Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i çatisë së një banese.

Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.

Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.

Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.

Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.

Nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat,  Kukës etj. nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë