Analize

“Demoni i Parisit!” Përse u ngrit bota myslimane kundër Macron?

Nga "The Guardian"- Në faqen e parë të një gazete shtetërore iraniane, ai ishte "Demoni i Parisit". Në rrugët e Daka-s ai u cilësua si një udhëheqës që "adhuron Satanin". Jashtë ambasadës franceze të Bagdadit, një fotografi e Emmanuel Macron u dogj së bashku me flamurin e Francës.

Zemërimi në të gjithë botën myslimane ndaj presidenti francez dhe sulmet e tij të perceptuara ndaj Islamit dhe profetit Muhamed ka arritur kulmin, duke çuar në bojkotimin e produkteve franceze dhe paralajmërime sigurie për qytetarët e Francës në shtetet me shumicë myslimane.

Reagimet kanë qënë të ashpra në të gjithë botën myslimane, pavarëisisht kulturave, sekteve, sistemeve politike dhe niveleve të zhvillimit ekonomik që i dallon këto vende nga njëra-tjetra. Lufta që Macron i ka shpallur islamizmit ekstremist, pas prerjes së kokës së një mësuesi në Francë ka ringjallur debatet historike në të gjitha vendet arabe, duke filluar nga Afganistani deri në lagjet më të mira të Amanit dhe universitetet e Islamabadit.

Tensioni nisi të ziente që nga shtatori kur revista satirike Charlie Hebdo ribotoi karikaturat e profetit Muhamed në prag të gjyqit ndaj 14 personave të akuzuar për përfshirjen në një sulm terrorist kundër zyrave të gazetës në vitin 2015 për botimin e të njëjtave karikatura.

Charlie Hebdo rrezikoi të ndezte më tej tensionet me Turqinë duke vendosur një karikaturë që tallet me presidentin Rexhep Tajip Erdogan në faqen e parë të edicionit të saj të botuar në internet të martën në mbrëmje. Ndihmësi i lartë për shtyp i Erdogan, Fahrettin Altun, shkroi në Twitter: "Ne dënojmë këtë përpjekje të neveritshme nga kjo revistë për të përhapur racizmin dhe urrejtjen e saj kulturore".

Gjithcka nisi më fjalimim e mbajtur nga Macroni një javë më parë, teksa njoftonte qëllimin e tij për të luftuar "separatizmin Islamist", në të cilin ai e përshkroi si besim fetar si një "që është në krizë në të gjithë botën sot", duke shkaktuar një përplasje nga disa udhëheqës dhe komentatorë myslimanë.

“Prerja e kokës së një mësuesi francez është një sulm ndaj republikës franceze dhe vlerave të saj', deklaroi Macron disa ditë pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty jashtë shkollës së tij pasi i tregoi klasës karikaturat e Profetit Muhamed. Vrasja, që thuhet të jetë kryer nga një mysliman me origjinë çeçene, ka nxitur arrestimin dhe ndalimin e disa ekstremistëve të dhunshëm të akuzuar dhe grupe islamike.

“Ne kemi nëvojë për çlirimin e Islamit në Francë nga ndikimet e huaja", vazhdoi presidenti, duke përshkruar planet për t'i dhënë fund një sistemi që lejon imamët të kualifikohen dhe studiojë jashtë shtetit, dhe të marrin fonde fetare nga organizata të dyshimta terroriste.

“Ne duhet të ndërtojmë Islamin e Dritës”, tha presidenti.

Macron gjithashtu pranoi që Franca kishte dështuar të integronte komunitetet e emigrantëve, duke krijuar "separatizëm" me getot e "mjerimit dhe vështirësive", ku sipas tij njerëzit ishin grumbulluar së bashku, sipas origjinës dhe prejardhjes së tyre shoqërore.

"Ne kemi krijuar kështu rrethe ku rregullat e Republikës nuk kanë më kuptim dhe ku mesazhet radikale janë kthyer burime shprese," shtoi ai.

Këto deklarata vijnë në kontekstin e sulmeve të shumta terroriste islamike që Franca ka pësuar në vitet e fundit, para vrasjes së mësuesit. Në sulmi më tragjik terrorit, 130 njerëz u vranë në një seri sulmesh në Paris, përfshirë vendin teatrin e Bataclan në viti 2015. Pa kaluar ende 9 muaj, 86 persona humbën jetën kur një kamion u drejtua turmës se qytetarëve në Nisë.

Disa qytete franceze u përgjigjën duke projektuar karikaturat e profetit islamik në muret e ndërtesave si një gjest i sfidimit dhe mbrojtjes së sekularizmit dhe Macron tha në një vigjilje në Paris se vendi i tij "nuk do të hiqte dorë nga karikaturat".

Protestat më të fundit ishin në kryeqytetin e Bangladeshit të martën, ku policia vlerësoi rreth 40,000 qytetarë u mblodhën në një demonstratë të organizuar nga partia më e madhe islamike e vendit.

Ahmad Abdul Quaiyum, udhëheqës i kësaj partie e ka quajtur Macron një satan, duke thënë se ai kishte provokuar nga karikaturat e profetit Muhamed.

"Ësshtë  ndaluar të vizatosh Muhamedin", tha Quaiyum. “Dhe çfarë bënë ata? Jo vetëm që e vizatua, por e përshkruajë në një mënyrë të turpshme dhe Macron e projektoi atë në një ndërtesë shumëkatëshe me mbrojtjen e policisë. Kjo është shumë fyese, lënduese dhe e papranueshme. ”

Edhe për vëzhguesit më pak të zjarrtë në Bangladesh, mbrojtja e Macron për të drejtën e vizatimit të profetit të Islamit provokoi një shqetësim të thellë. "Presidenti francez tha se kjo është e drejta e francezëve për të folur, e drejta e tyre për t’u shprehur, por unë nuk mendoj se fjala liri do të thotë mosrespektim i besimeve të tjera fetare," thotë Fida Hasan, një mjek me bazë në Daka. "Unë nuk e pranoj vrasjen e mësuesit," shtoi ai. "Por është një rrugë me dy drejtimi. Nëse askush nuk bën komente fyese që synojnë besimet thelbësore të një feje tjetër, kjo lloj dhune dhe urrejtje fetare do të shuhet. "

“Perceptimi që lideri francez po kërkonte të rimodelonte Islamin lëndoi plagë të thella, tha Asma Barlas, eksperte shkencave politike në Universitetin e Itakës në New York dhe besimtare myslimane.

"Emmanuel Macron po ndjek traditën e vjetër shekullore të europianëve që u tregojnë myslimanëve se si duhet të interpretojmë, ose të jetojmë, fenë e tyre, të cilën europianët rrallë ua tregojnë njerëzve të besimeve të tjera fetare, për shkak të veprimeve të një numri të vogël ekstremistësh," tha ajo . "Europa gjithashtu ka pasur një histori të gjatë me terroristë jo-myslimanë, por veprimet e tyre rrallë, ose kurrë, i atribuoheshin‘ krishterimit ', "tha ajo. "Natyrisht, myslimanët që nuk janë terroristë, por ne jemi të zemëruar nga mënyra në të cilën feja jonë anatemohet."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë