Futboll

Deloitte publikon listën me ekipet më të pasura të futbollit

Si çdo vit, raporti i “Deloitte Football Money League” ka publikuar listën e saj të klubeve më të pasura në botë,duke analizuar të ardhurat e klubeve më të mëdha europiane. Premier League dominon këtë listë me 8 klube ndër 20 më të pasurat, një rekord ky që nga fillimi i publikimit të kësaj liste. Por gjithsesi klube të tjera nga Ligue 1 në Francë, La Liga në Spanjë apo Serie A në Itali, konkurrojnë për vendet e para së bashku me gjigantet angleze.

Në vend të parë pozicionohet Barcelona, që për herë të parë në histori tejkalon 800 milionë (840.8) euro të ardhura, duke lënë pas rivalët e Real Madrid. Los Blancos kanë arkëtuar 757.3 milionë euro, një diferencë e madhe me Barcelonën. Premier League vazhdon të ketë numrin më të madh të klubeve në Top League 20 (tetë), me Manchester United të tretin me 711.5 milion € (665.8 një vit më parë); Manchester City i gjashti (610.6) dhe Liverpool i shtati (604.7). Më pas vijnë Tottenham (521.1) dhe Chelsea (513.1). Vendi i katërt është akoma për Bayern Munich (660.1 milion të ardhura nga 629.2 milion vitin e kaluar), ndërsa PSG ngjitet në të pestin (635.9).

Lajm i mirë edhe për kampionatin italian: Juventus (459.7 milionë euro) në fakt ka arritur të rikthehet në “Top 10”, ku falë ardhjes së Cristiano Ronaldo-s, janë ngjitur me një pozicion nga viti i kaluar. Skuadrat e tjera italiane: Interi ndodhet në vendin e 14-të me 364.6 milionë, Roma në vendin e 16-të me 231 milionë dhe Napoli në të 20-in me 207.4 milionë.

Lista përpilohet duke mbledhur të ardhurat nga biletat e ndeshjeve, të drejtat e transmetimit televiziv kombëtar dhe ndërkombëtar, reklamat, sponsorizimet, marketingu dhe përfitimet nga pjesëmarrja / fitimi i aktiviteteve. Më poshtë mund të shihni listën e 20 klubeve më të pasura në botë:

1. Barcelona (840.8 milionë euro)

2. Real Madrid (757.3 milionë euro)

3. Manchester United (711.5 milionë euro)

4. Bayern Munich (660.1 milionë euro)

5. PSG (635.9 milionë euro)

6. Manchester City (610.6 milionë euro)

7. Liverpool (604.7 milionë euro)

8. Tottenham (521.1 milionë euro)

9. Chelsea (513.1 milionë euro)

10. Juventus (459.7 milionë euro)

11. Arsenal (445.6 milionë euro)

12. Borussia Dortmund (377.1 milionë euro)

13. Atletico Madrid (367.6 milionë euro)

14. Inter (364.6 milionë euro)

15. Schalke 04 (324.8 milionë euro)

16. Roma (231 milionë euro)

17. Lyon (220.8 milionë euro)

18. West Ham (216.4 milionë euro)

19. Everton (213 milionë euro)

20. Napoli (207.4 milionë euro)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë