Futboll

Del nga koma pas gati 3 vitesh, Ajax i ndërpret kontratën

Ajax njoftoi ndërprerjen e kontratës me Abdelhak Nouri. Mesfushori i datëlindjes 1997 u zgjua nga koma pak ditë më parë, pas një viti, ashtu si bëri të ditur i vëllai Abderrahim, pasi pësoi kolaps në fushë në korrik të 2017 për shkak të një aritmie kardiake. Gjendja e tij po përmirësohet por siç raportohet nga Telegraaf, Ajax vendosi të ndërpresë kontratën që përfundonte në 2020.

Nouri kishte një kontratë deri në fund të sezonit me holandezët, që parashikonte rinovimin për një tjetër vit nëse nuk kishte ndërhyrje nga palët. Ajax ka vendosur në këtë mënyrë të ndërpresë kontratën, duke u përpjekur të gjejë mënyra të tjera për të ndihmuar të riun gjatë rikuperimit të tij të gjatë.

Futbollisti 22-vjeçar ishte një nga talentet më premtues të Ajaksit. Në momentin që mori atë goditje, ishte 19 vjeç dhe sapo ishte zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit në divizionin e dytë holandez, teksa luante me skuadrën e dytë të Ajaksit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë