Para

Del në treg për herë të parë kartëmonedha 10.000 lekëshe

Të mërkurën e 30 qershorit, Banka e Shqipërisë hedh në treg për herë të parë kartëmonedhën 10.000 lekë. Pas prezantimit të prerjes, BSH njoftoi se përdorimi i saj do të nis ditën e fundit të muajit qershor.

Sipas Guvernatorit të BSH-së, Gent Sejko, kjo prerja u kërkua nga vetë tregu duke patur parasysh edhe trendin rritës të përdorimit të parasë cash në vendin tonë.

Numizmatika e kartëmonedhës së re është figura e Asdrenit, autorit të Himnit kombëtar të Shqipërisë.

Shumë ekspertë kanë qenë skeptikë mbi këtë vendim pasi sipas tyre një prerje e madhe e parasë në një ekonomi si e Shqipërisë, favorizon kriminelët dhe pastrimin e parave.

Profesori i financave në Universitetin e Bristol-it, Evarist Stoja solli për gazetën “SI” rastin e vendeve të BE-së, që ndaluan qarkullimin dhe prodhimin e kartëmonedhës 500 euroshe për të mos favorizuar aktivitetet kriminale.

Stoja i referohet vendimmarrësve të BSH-së si “Bin Ladenët e Bankës së Shqipërisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë