Një skelet dinozauri 150 milionë i vjetër do të dalë në ankand në kryeqytetin e Francës, Paris.
Në deklaratën me shkrim nga Shtëpia e Ankandeve “Drouot” thuhet se më 20 tetor do të shitet në ankand skeleti i dinozaurit “camptosaurus”.
Është thënë se dinozauri i quajtur “Barry” ka jetuar 150 milionë vjet më parë. Thuhet se çmimi i skeletit mund të shkojë deri në 1.2 milion euro.
90 për qind e kafkës së skeletit të dinozaurit, e zbuluar në shtetin amerikan të Wyoming në vitet 2000, së bashku me dhëmbët e tij, janë ruajtur shumë mirë deri më sot.
Paleontologu Barry James, i cili i dha emrin e tij dinozaurit 2 metra të gjatë, njihet si personi i parë që restauroi skeletin.
Më parë, në shtëpinë e ankandeve “Drouot”, në vitin 2022, skeleti i një dinozauri 150 milionë i vjetër të quajtur Zephyr u shit për rreth 673 mijë euro dhe në vitin 2021 u shit një dinozaur 66 milionë i vjetër i quajtur Big John për rreth 6.6 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.