Menaxhim

Del formulari i censit/ Nga banesa, toka, etnia e problemet shëndetësore, 100 pyetjet që do u përgjigjen shqiptarët

Nga Gazeta ‘SI’ – Lloji i banesës, niveli i arsimit e numri i elektroshtëpiakeve janë disa nga pyetjet që do t’u bëhen shqiptarëve për censin e popullsisë.

Formulari i INSTAT, i sapopublikuar, përmban 100 pyetje dhe është i ndarë në 8 module, nga të cilat më i gjati është ai i pasurive të patundshme të qytetarëve.

Censi që nis më 18 shtator 2023, synon të nxjerrë numrin real të popullsisë së Shqipërisë, por edhe nivelin e tyre të jetesës, matur sipas objekteve shtëpiake, konsumit energjetik dhe punësimit.

Sipas formularit, një fokus të veçantë do të ketë dhe jeta familjare e sociale e shqiptarëve, nisur që nga etnia, fëmijët, martesa, divorci, problemet shëndetësore etj.

Për qytetarët që refuzojnë të përgjigjen, Instat ka njoftuar se parashikohet penalitet deri në 50 mijë lekë.

Kryeministri Edi Rama hapi sot konferencën për nisjen e këtij procesi, duke e quajtur ‘detyrim moral e patriotik për shqiptarët’ me rëndësi ekonomike e politike. Drejtoresha e Instat, njoftoi se censi do të zgjasë 6 javë dhe do të jenë të anagzhuar 7.500 punonjës. Të dhënat pritet të dalin më 30 qershor 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë