Arsim

Del edhe teza e matematikës për mini maturën

Tezat e provimeve të Matematikës për 9-vjeçaren, nuk janë mbajtur dot të fshehta. Tashmë provimet finale për të cilat minimaturantët e maturantët përgatiten një vit të plotë, janë publike për këdo.
Është e dukshme tashmë se rregullat strikte, si telefonat e fikur, vendosja e pajisjeve për heqjet e valëve, apo kontrolli para hyrjes në provim, të vendosura nga autoritetet e arsimit nuk funksionojnë.


Nuk dihet se kush i ka nxjerrë tezat, por nuk dihet gjithashtu se kur do të ketë një reagim nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. E më e rëndësishmja nuk dihet se kush do të mbajë përgjegjësi për këtë situatë të përsëritur thuajse në çdo provim.

Gazetasi.al është interesuar disa herë pranë autoriteteve arsimore, por deri më tani nuk ka një reagim.
Edhe në këtë provim kanë marrë pjesë 31 350 minimaturantë. Për kontrollin e tyre janë angazhuar rreth 6000 mësues.
Provimi zgjat rreth 2 orë e 30 minuta. Ndërkaq, në 29 qershor kanë provimin e gjuhës së huaj.
Gjuhët e huaja që jepen si provim i detyruar janë: “Anglisht”, “Frëngjisht”, “Italisht” dhe “Gjermanisht”, lëndët që janë mësuar në shkollë.
Vlerësimi i testeve të PKAB kryhet nga mësuesit e certifikuar të Zyrave Arsimore Vendore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë