“Kuvendi është sovran për të vendosur në bazë të procedurave e përgjegjësive të veta”.
Kështu ka deklaruar sot Presidenti i vendit, Ilir Meta, në një prononcim për mediat lidhur me shtyrjen e dekretit për shembjen e teatrit në parlament.
Meta u shpreh se nuk ka asnjë arsye të paragjykojë vendimet e Kuvendit.
Duke qenë se jemi në fillim të sesionit të ri parlamentar, ai u ka uruar punë të mbarë deputetëve, ndërsa vuri theksin në bashkëpunimin mes palëve .
Sa i takon iniciativës së Partisë Demokratike për vetting edhe në politikë, Meta tha se shpreson në një bashkëpunim të përbashkët të sfidave, me të cilat duhet të përballet politika shqiptare për ta çuar vendin drejt BE-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.