Njerez

Dekonstruksionisti i Harley-Davidson…

A.J. Baime/WSJ-Ai është Jeffrey “Meatloaf” Scales, 49 vjeç, një shofer kamioni në Departamentin e Kanalizimeve të Qytetit të Nju Jorkut i cili jeton në Brooklyn, N.Y.

I rritur në Brooklyn, gjithmonë kam qenë i apasionuar pas motorëve, por nuk kisha mundësi tia lejoja vetes një të tillë për shkak të çmimit. Më në fund kur isha 25 vjeç kurseva mjaftueshëm për të blerë një Honda CBR1000. Më pas, një ditë kur shkova në një festival grek në Philadelphia, pashë tre djemë që ngisnin Harley-Davidsons. Më shkaktoi një turbullirë të keqe dhe më lindi një dëshirë e çmendur për ta patur edhe unë një të tillë. Kështu që nisa të kursej.

Jeffrey “Meatloaf”

Në 2003, mora Harley-n tim të parë. Fillova ta modifikoj, duke punuar në një dyqan në Brooklyn. Jam i qetë, modest, por jam edhe ekzibicionist, gjithashtu. Do të doja që mjeti të më karakterizonte, të shprehte atë që unë jam. Unë dëshiroja që të brendësoja dhe shfaqja idenë e plotë se çfarë është një Harley-Davidson dhe ta dekonstruktoj atë. Ndërtova diçka krejt ndryshe, me një rrotë 66,04 cm në ballë.

Jeffrey “Meatloaf”



Jeffrey “Meatloaf”

Në Brooklyn, më pas askush nuk ngiste Harleys me rrota të mëdha në ballë, dhe njerëzit e vunë re. Krijimi im përfundoi në kopertinën e revistës IronWorks.

Vendosa të ndërtoja një tjetër. Dhe një tjetër akoma. Mjeti që ju shikoni është i treti në numër. Bleva motorin e përdorur në 2010-ën, i modifikova qafën për ti përshtatur një rrotë 76, 2 cm, i vendosa kasetofonin, i shtova pjesë dhe bëra modifikimet e duhura për një udhëtim të qetë. Ngjyra është Lamborghini Tiffany Blue. I gjithë ndërtimi zgjati nëntë muaj.

Hoqa dorë nga motori i pastër Harley-Davidson. Mbi një motor të mëparshëm, unë e personalizova atë, por në Nju Jork ka aq shumë ndalesa në rrugë sa zbulova se motori mbinxehej. Kështu që këtë herë, e lashë modifikimin e motorrit.

Tani mjeti në fjalë i ngjan një anijeje kozmike, dhe unë shëtis gjithë qytetin me të. Çdo vit unë udhëtoj me të në emër të një ngjarjeje bamirësise të quajtur Distinguished Gentleman’s Ride—mijëra motoristë të veshur enkas shëtisin nëpër qytete anembanë botës—për të mbledhur të ardhura që shkojnë në kërkimet për kancerin. Në dimër unë vesh katër xhaketa. Njerëzit më shohin dhe thonë, “Ky djalë është i çmendur.” Por për njerëzit që më njohin unë jam thjesht Meatloaf. Unë kam stilin tim.Unë po punoj për të ndërtuar motorin tim të katërt, dhe qëllimi im është që një ditë të kem linjën time personale të motorëve Harley-Davidson me porosi. Kjo është ëndrra ime dhe unë po kaloj nëpër rrugën që do të më shpjerë atje.*Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë