Drejtësia

Dekonspiroi përgjimet, SPAK çon në gjyq ish-oficerin e Policisë Gjyqësore

Gazeta Si – SPAK ka dërguar për gjykim ish-oficerin e policisë gjyqësore, Igli Haxhiaj, pasi akuzohet për shpërdorim detyre, nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion pasiv në kuadër të një hetimi për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas SPAK, Haxhiaj dyshohet se ka zbuluar informacione sekrete hetimore tek persona të përfshirë në grup kriminal në këmbim të përfitimeve monetare.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe zvicerane, në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore.

Ish-oficeri ndodhet në masën “arrest në burg” që prej nëntorit 2025, ndërsa çështja pritet të shqyrtohet në GJKKO.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë