Politike

Deklaratat e Putinit për përdorimin e armëve bërthamore, Xhaçka: Lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë

“Referendumet e rreme dhe mobilizimet e pjesshme ushtarake janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë që vetëm sa do të përshkallëzojnë këtë luftë tragjike”, ka deklaron Ministria e Jashtme Olta Xhaçka, pas deklaratave të Putin se Rusia do përdorë armët bërthamore.

Në një reagim në Twitter, ministrja shprehet se Rusia zgjodhi të fillonte një luftë ilegale që u ka kushtuar jetën dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm dhe ka shkatërruar ushtrinë Ruse.

“Ukraina po e fiton këtë luftë dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës”, shkruan ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë