Lajme

Deklarata e ministrit italian, Basha: Mirë se vjen era e ndryshimit!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur deklaratat e ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini ndaj mafias, ndërsa i uron mirëseardhjen erës së ndryshimit edhe në anën tjetër të Adriatikut, duke iu referuar Shqipërisë.

Basha u shpreh se presionin duhet ta ndiejnë edhe mafia shqiptare dhe narkoshteti.

“Mirësevjen era e ndryshimit. Së shpejti edhe në këtë anë të Adriatikut. Mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës duhet të ndiejnë presionin e Italisë, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve të fshehta dhe mbulimit të realitetit të deridjeshëm”, shkruan Basha në dy gjuhë në “Twitter” duke shpërndarë edhe deklaratën e ministrit italian.

“Për mafiozët argëtimi mbaroi! Tani duhet të demonstrojmë se shteti është më i fortë. Do të më pëlqente të kujtohesha në fund të udhëtimit, si dikush që luftoi më shumë se të tjerët Kamorrën, Ndraghetën dhe mafien, duke u angazhuar se do të futemi rajon më rajon”, ka shkruar në “Twitter” Salvini.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë