Sociale

Dekani i Juridikut: Mësimi nis nesër në një nga gjimnazet e Tiranës

Dekani i Fakultetit të Juridikut informon studentët se mësimi do të nisë të mërkurën në një nga gjimnazet e Tiranës.
Ky vendim vjen pas kërkesës që studentët i kanë bërë ditën e hënë dekanit të fakultetit, Artan Hoxha. Sipas studentëve, procesi mësimor ështe bllokuar nga një grup që është ngujuar brenda në Fakultetin e Drejtësisë, të cilët nuk lejonin studentët e tjerë të hynin në auditore.
Pas kërkesës së studentëve për të vijuar mësimin, të cilët thonë se nuk duan që të humbasin vitin shkollor, dje dekani i kërkoi ndihmë Ministrisë së Arsimit për t’i vënë në dispozicion ambiente të tjera për të rinisur mësimin. Me sa duket, Ministria e Arsimit ka gjetur zgjidhje ambientet e gjimnazeve të Tiranës. Pas përfundimit të mësimit të gjimnazistëve, atje do të vijojë mësimi i studentëve të Juridikut. Dekani Arta Hoxha tha për Gazetën "Si" se mësimi do të vijojë ditën e mërkurë dhe ai do të konfirmojë sot në mbrëmje se në cilin gjimnazin do të zhvillohet mësimi.

Ndërkohë, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës kanë ndërmarrë një nismë ligjore për shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë, me anë të mbledhjes së firmave. Peticion thonë ata do të përhapet në të gjitha fakultetet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë