Futboll

Dedikim special Kumbullës, Roma feston kalimin në finale me fanellën e shqiptarit

Gazeta Si – Të gjithë bashkë në dhomat e zhveshjes dhe fanella me numrin 24 e Marash Kumbullës në duart e kapitenit Lorenco Pelegrini. Roma kishte një dedikim special për mbrojtësin kuqezi pas kualifikimit në finale të Ligës së Europës.

Marash Kumbulla. Gazeta Si, 19 maj 2023

Kumbulla pësoi një dëmtim të rëndë në gju pak javë më parë dhe ka kryer ndërhyrje kirurgjikale. Një moment i vështirë për të, ndaj dhe Mourinjo dhe ekipi kanë menduar t’i bëjnë një përshëndetje speciale nga Gjermania, ku barazuan 0-0 dhe siguruan finalen e Budapestit.

Mbrojtësit shqiptar do t’i duhet një kohë e gjatë për t’u kthyer në fushat e blerta. Sipas mjekëve në Itali, ai nuk mund të jetë gati para vitit 2024. Roma ndërkohë luan finalen e dytë në dy sezone radhazi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë