Moti

Dëborë dhe stuhi ere “pushtojnë” vendin

Masat e ftohta arktike të ajrit sollën reshje jo vetëm në zonat malore, por edhe në zonat bregdetare.
Kjo situate meteorologjike u shoqërua me stuhi ere. Temperaturat pësuan rënie të menjëhershme, deri në -5 gradë ne veri dhe në 10 gardë në zonat bregdetare
Dita e sotme ka nisur me reshje të shumta dëbore në shumë qytete të vendit, duke filluar që nga zonat veriore, kryesisht ato malore dhe në juglindje. Gjithashtu, reshje dëbore ka pasur edhe në malin e Dajtit në Tiranë dhe në Durrës. Ashtu siç ishte parashikuar ditët e ngrohta do të mbaronin në fundjave dhe do t’i linin vendin dëborës dhe erërave të forta të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Në Korçë dëbora i kaluar 10 cm trashësi. Drejt Dardhës, Voskopojës dhe Qafës së Qarrit lëvizet vetëm me zinxhirë. Reshjet kanë përfshirë gjithë qarkun juglindor. Vështirësi edhe aksin Kapshticë-Qafë Thanë ku i kërkohet drejtuesve të automjeteve që të bëjnë kujdes. 

Për shkak të kësaj situate, Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon që për disa qarqe të caktuara dhe në disa akse si Korçë-Ersekë, Qafë Bigëll-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës, automjetet të përdorin zinxhirë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e policisë.
Gjithashtu, është deklaruar se kompanitë e mirëmbajtjes janë në rrugë që nga mëngjesi me mjetet borëpastruese dhe shpërndarjen e kripës.

Gjithashtu, burime të emergjencës pranë Prefekturës, Berat, bën me dije se edhe në zonat e Skraparit si Dëvri, Çepan, Paftal dhe Velçan janë problematike. Edhe pse nuk ka pasur rrugë të bllokuara, është dhënë njoftim që makinat duhet të kalojnë në me zinxhirë. Gjithashtu, në qafen e Llogorasë ka pasur reshje dëbore, por që nuk kanë qenë me dendësi.

Në zonën e Fushë Krujës, përgjithësisht në fshatrat Thumanë, Nikël, Bubq, dhe Borizanë është ndërprerë energjia elektrike për shkak se erërat e forta kanë dëmtuar disa pjesë të rrjetit, ndërsa në afërsi të urës së Matit, është përmbysur një kamion i cili ishte ngarkuar me polisterol.

Ndërkohë dita e dielë pritet të jetë me diell, por temperaturat do të jenë të ulëta.

Zonat malore -10-2 gradë celsius
Zonat e uleta -2-11 gradë celsius
Zonat e bregdetare 1-13 gradë celsius


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë