Lajme

Dëbimi i iranianëve, Berisha: Veprim i drejtë, por i vonuar

Pas vendimit të qeverisë shqiptare për dëbimin e ambasadorit të Iranit si dhe të një zyrtari tjetër, pasi po kryenin veprime tw papajtueshme me statusin e tyre diplomatik, ka reaguar ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka përshëndetur vendimin duke e quajtur të drejtë, por shumë të vonuar nga autoritetet shqiptare.
“Largimi i diplomateve iranian, vendim i drejtë, por i vonuar!
Të dashur miq, nga mediat mësohet se qeveria ka vendosur të largojë ambasadorin dhe një diplomat tjetër iranian. Ky vendim vjen pas një veprimtarie të rrezikshme, komplotiste, të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik në drejtim të muxhahedinëve iranian që jetojnë si azilant politik në vendin tonë dhe që janë kundërshtarë të vendosur të regjimit teokratik të ajetullahve.
Në këtë kontekst mund të thuhet se largimi i tyre është plotësisht i motivuar, por dhe i vonuar”, shkruan ish-kryeministri në “Facebook”.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.400031620157751/1174799579347614/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë