Njerez

Debati për emigrantët, Dua Lipa reagon ndaj ministres britanike

Këngëtarja Dua Lipa mori zyrtarisht pasaportën e nënshtetësinë shqiptare. Përpara koncertin në sheshin “Skënderbej” ajo dha një konferencë për shtyp ajo u pyet edhe për debatin në Britaninë e Madhe mbi emigrantët e paligjshëm. Dukshëm ka bërë bujë të madhe deklarata e ministres së Brendshme, Suella Braverman që i cilësoi si kriminelë, apo ardhjen e tyre si pushtim me varka.

Ylli i muzikës Pop, Dua Lipa e ka cilësuar si një fatkeqësi të madhe mënyrën se si shihen emigrantët në sytë e politikanëve.

 “Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndueshme, mendoj që kemi nevojë me luftuar ksenofobinë në botë, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë të çdo vendi ku jetojmë”, tha Dua.

Këngëtarja me origjinë shqiptare u pyet dhe për reagimin e serbëve në lidhje me publikimin e fotos në rrjete sociale një imazh të hartës së Shqipërisë së Madhe me mbishkrimin “Autochthonous”.

“Postimi nuk është bërë për asnjë nacionalizëm thjesht ka qenë me rëndësi që ne si shqiptarë kemi të drejtë të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Ka shumë njerëz që duan të na bëjnë të ndihemi si dikush që nuk jemi. Kam pasur një ndjesi me shprehur që ne kemi të drejtën të krenohemi.  Nuk kam pasur asnjë qëllim për të fyer dikë, për të pasur debat se nuk ishte shumë reagim i mirë ndaj meje, por vendosa të qëndroj me mendimin që kisha”, tha Lipa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë