Mes tensionesh dhe debatesh të ashpra ashpra u shoqërua sot mbledhja e komisionit parlamentar të Medias, ku në rendin e ditës ishte diskutimi për paketën Antishpifje. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin përfaqësues të botës akademike të Fakultetit të Gazetarive në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër. Përplasja ka qenë tejet e fortë, pasi pedagogu Mark Marku ka sulmuar ashpër deputetët e pranishëm, si dhe deklaroi se me këtë ligj po tentohet të vendoset një diktaturë.
“Më duke një paradoks kjo që po bëhet këtu. 15 organizata ju kanë bërë thirrje ta ndaloni këtë procedure. Po cenoni rendë lirinë e mediave. Ai që e ka bërë këtë ligj është një injorant total në fushën e mediave. Ai që ka shkruar këtë ligj është injorant. Nëse doni ta bëni median të shtypur siç e thotë në ligj, bëjeni. Por ne kemi një përvojë të gjatë me ata qe kanë tentuar të cenojnë lirinë e mediave. Ai që e ka bërë këtë ligj është një injorant total në fushën e mediave. Ai që ka shkruar këtë ligj është injorant. Kjo bëhet vetëm për një markë, atë Surrelit (Ramën). Ai do të ndalojë me ligj edhe kur qentë lehin. Kjo është diktaturë, metafora e kazanit kthehet në ligj”, deklaroi pedagogu Marku. Por kjo ka shkaktuar një përplasje mes ish-ministres Mirela Kumbaro, e cila ka kërkuar të ulë tonet në këtë mbledhje, pasi në të kundërt do të largohej. “O goce, e keni bërë këtë Kuvend si me furgon”, ia ktheu Marku.
Por ish-ministrja është larguar nga mbledhja e komisionit duke mos pranuar që të jetë prezent në kohën kur do të flisnin Marku dhe pedagogët e tjerë. Ndërsa jo pak debate të ashpra pati edhe mes Alfred Lelës dhe deputetit Halit Valteri. Shkak u bë një reagim i Lelës ndaj një deputeti të opozitës, i cili u drejtuar me shprehjet: “çfarë ke je tapë, se i ke sytë të skuqur që në mëngjes”. Valteri ndërhyri dhe kërkoi që të mos fyejë deputetët dhe se të tërhiqet për fjalët e adresuara. “Të duket vetja deputet ty, kush të njeh”, replikoi Lela sërish. Kjo shkaktoi përplasje më tej. Ndërsa pas diskutimit edhe të Agron Gjekmarkaj që kërkoi rrëzimin e kësaj nismeje, Marku bëri të ditur se do të largoheshin nga mbledhja dhe se nuk mund të dëgjonin mendimet, pasi qëndrimi i mazhorancës dihej. Kjo solli reagimin e socialistit Musa Ulqini, i cili theksoi se është hera e parë që të ftuarit sillen në këtë mënyrë. “Askush nuk mund të na paragjykojë ne dhe të na cilësojë si fashistë, në një kohë që edhe përfaqësuesi i OSBE-së shprehet se drafti ka pësuar ndryshime. Është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në Parlament”, theksoi Ulqini. Por pedagogët janë larguar nga mbledhja e komisionit, duke lënë që sherri mes deputetëve të vijonte.
Pjesë nga debati
Mark Marku: Më duket një paradoks kjo që po bëhet këtu. 15 organizata ju kanë bërë thirrje ta ndaloni këtë procedure. Po cenoni rendë lirinë e mediave. Ai që e ka bërë këtë ligj është një injorant total në fushën e mediave. Ai që ka shkruar këtë ligj është injorant. Nëse doni ta bëni median të shtypur siç e thotë në ligj, bëjeni. Por, ne kemi një përvojë të gjatë me ata qe kanë tentuar të cenojnë lirinë e mediave. Mos bëni ligje kot se ne do ta vazhdojmë rezistencën tonë.
Marku, Mirela Kumbaros: Po dëgjuat mirë, nëse jo ikni. E keni bërë Kuvendin si fugron. Po folët unë iki bashkë me kolegët.
Mirela Kumbaro: Zoti Marku, ruani etikën. (ngrihet dhe ikën)
Mark Marku: Meqenëse këtu nuk ka Gjykatë Kushtetuese ne duam që rezistenca të bëhet këtu. Figurat e kryeministrit i përkthejmë në ligje. Kap ça të kapesh dhe të besh një ligj. Një metaforë dhe e bën ligj. Metafora e kazanit kthehet në ligj. Kjo është diktature.
Mark Marku: Me ketë ligj nuk shkojmë ne Europë. Do kete një push tjetër te rekomandimet, do jetë një rekomandim shtese.
Alfred Lela: Duket sikur jemi thirrur për fasadë proceduriale.
Milva Ekonomi, Alfred Leles: Kjo është një detyrë e rëndësishme e komisionit. Sapo kemi marre ligjet kemi thirrur grupet e interesit. Nuk mendoj se është e vërtetë kjo qe thoni. Projektligji ka një vit në qarkullim dhe ju keni qene i ftuar ne disa tryeza. Ta konsideroni një pune serioze te komisionit.
Alfred Lela: Ça ke deputet, dukesh si i pirë, që në mëngjes i ke sytë e skuqur. Të duket vetja deputet ty këtu…
Milva Ikonomi: Mos fyeni deputetët këtu, ruani etikën…
Mark Marku: O zonjë pse nuk reagon kur ju fyen kryeministri juaj! O Milva, kur ju trajton si qen. Më vjen shumë zor që kam ardhur këtu, kam frikë se edhe kështu do të bëhemi palë. Nuk e keni miratimin për këtë..
Halit Valteri: Asnjë nga deputetët nuk është pro këtij ligji, e nuk heqim asnjë presje këtu, se kryeministri do të kapë median. Jeni ju që i keni bërë fresk Edi Ramës e qeverisë së tij, si dhe Lulzim Bashës sa herë iu nevojitet për të mbajtur port-halet. Të kërkoj ta tërheqësh fjalën që the më përpara ndaj zotërisë. A na njeh ti ose jo si deputet kjo nuk ka rëndësi fare. Meqë s’na njeh Luli e s’na njihni ju. Të shtohet dhe se si financohen këto portalet e juaja e kush qëndron prapa tyre, i dijmë ne ato, por duhet të deklarohen.
Agron Gjekmarkaj: Idiotët e vulgu janë popull, dhe vulgu e idiotët mund të jenë në Parlament, Republika po shndërrohet në sulltanatin e Arnautsitanit. Por këto janë për përrallat e librave “Një mijë e një net”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.