Gjatë një debati në në Parlamentin Evropian, ish kryetari i Partisë së Pavarur të Britanisë, UKIP, Nigel Farage thumboi Kryeministrin belg Charles Michel, duke thënë se vendi i tij është "artificial".
"Askush nuk guxon të thotë të vërtetën rreth Belgjikës; ky vend nuk është një komb, por një krijim artificial ", tha Farage, duke cituar faktin se në Belgjikë fliten disa gjuhë dhe më pas shtoi: “Ne duam të jetojmë në një komb, jo në krijime artificiale.”
Kryeministri Michel ia ktheu me të njëjtën monedhë: "Duhet të falënderoj Nigel Farage për këshillën e tij të mirë për të ardhmen e Belgjikës ... Ai zgjodhi të ardhmen e Britanisë së Madhe me Brexit dhe po e shohim se ku përfundoi kjo Mbretëri e Bashkuar".
3 Most Common Fraudulent Drugs
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.