Ana e errët

Davide Pecorelli gjeti thesarin e vjedhur në 2019-n, por akuzohet për vjedhje mallrash

I zhdukur dhe i konsideruar prej 9 muajsh si i vdekur në Shqipëri, ai u shfaq për mrekulli teksa rrezikonte të mbytej me një anije para ishullit Montecristo, në arkipelagun toskan italian.

"Unë isha duke kërkuar për thesarin e Kontit", - tha Davide Pecorelli, 45 vjeç, sipërmarrës dhe ish-gjyqtar futbolli në Arezzo. Dhe ndoshta kishte një të vërtetë në këtë histori.

Sipas zyrës së prokurorit të Grosetos, thesarin, Pecorelli e kishte gjetur me të vërtetë dhe kishte arritur në një mënyrë që të ishte në zotërim të tij.

Kështu, kundër sipërmarrësit “të zhdukur”, siç shkruan gazeta italiane “La Nazione”, tij është bërë një kallëzim penal me akuzën e vjedhjes së mallrave.

Kryevepra e Dumas

Thesari i Kontit të Montecristos nuk është asgjë më shumë se një koleksion monedhash ari që datojnë në shekullin e pestë pas Krishtit dhe që u vodhën në vitin 2019 nga muzeu i San Mamilianos në Sovana, një vend magjepsës i pasur me gjetje etruske në provincën e Grossetos.

Legjenda thotë se ato monedha të Mamilianos, të cilat zbarkuan në Montecristo, ishin thesari i famshëm i Kontit, i treguar në kryeveprën e Aleksandër Dumas.

Ato u prezantuan rreth dhjetë vjet më parë së bashku me muzeun që i strehoi dhe vjedhja ishte një humbje shumë e dhimbshme për Sovanën (qytezë) e vogël.

"Po, gjeta dy arka me monedha ari"

Davide Pecorelli, i cili tashmë është nën hetim nga gjyqësori në gjendje të lirë me akuzën e mashtrimit, nuk e ka mohuar se i ka gjetur monedhat. "Po, gjeta dy arka me monedha ari, por nuk i mora në zotërim dhe prandaj jam i qetë, sepse nuk kam asgjë për t'u frikësuar, - shpjegoi ai. - Thesari është në vendin që i tregova prokurorit, ata dinë gjithçka, ata gjithashtu kanë harta të hollësishme të vendeve ku kam qenë në kërkimet e mia ato ditë, kur arrita në ishull. Megjithatë, unë kam kataloguar gjithçka dhe kam vënë në dijeni Prokurorinë”.

Prokurori i Grossetos, në një dhomë hoteli në ishullin Giglio, ku banonte sipërmarrësi, gjeti rreth njëzet emra në një letër fotografike me detaje të monedhave të lashta, tre harta të ishullit Montecristo, një libër të Komedisë Hyjnore dhe një çelës me pllakën, ku shkruhej “garazh Porto Santo Stefano”.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë