Njerez

Dashuria e re e Demi Moore, një grua?

Aktorja e njohur është fotografuar, ndërsa mbante në krahë të bijën e së dashurës së përfolur kohët e fundit, Masha Manandzuka,ndërsa shëtisnin nëpër Los Anxhelos. Demi dhe Masha po psonisnin veshje për fëmijë, ndërsa aktorja dukej në formë dhe e buzëqeshur, me të voglën Rumi. 56 -vjeçarja shfaqej në formë.

E veshur casual- bluzë të stampuar dhe bluxhinse- me flokët lëshuar dhe me syze të errëta dielli, dukej shumë e lidhur me vogëlushen. Masha, 43 vjeç, po ashtu dukej casual, e veshur me xhaketë xhins dhe kapelë të zezë.Thuhet se aktorja është në lidhje me stilisten serbe prej dy vitesh tashmë, lidhje që kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë. Zërat thonë se po e rrisin bashkë vogëlushen Rumi.

“Ato kapen për dore dhe Demi është si një nënë e dytë për vajzën e Mashas”, thonë burime pranë tyre. Çifti janë parë shpesh duke shëtitur në Los Anxhelos, madje Moore ka vendosur një ndenjëse për fëmijë në makinën e saj.Përveç Rumit, stilistja ka edhe një djalë 5 -vjeçar. Mediet nga Beogradi, vendlindja e stilistes, nisën të shkruajnë rreth romancës së saj me aktoren amerikane, në korrik të 2017-ës.

Një gazetar serb, Aleksandar Markovic ka thënë për Radar, “Beogradi është qytet i vogël, ku të gjithë e njohim njëri-tjetrin- të gjithë kanë shkruar rreth lidhjes së tyre.”   

Kjo mund të jetë edhe lidhja e parë e aktores pas divorcit nga aktori Ashton Kutcher, 16 vjet më i ri, më 2013, pas një martese 8 vjeçare. Nga martesa e mëparshme me aktorin Bruce Willis, aktorja ka tri vajza; Rumer, Scout dhe Talullah.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë