Departamenti Amerikan i Shtetit ka mirëpritur vendimin e autoriteteve të Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët iranianë të akredituar në Tiranë.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e DASH i cili thekson se dy iranianët e shpallur non-grata kanë vepruar nën petkun e diplomacisë.
“Ne e lavdërojmë vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të dëbuar dy të ashtuquajtur diplomatë. Regjimi iranian vazhdon të përdorë objektet e tij diplomatike në Europë, si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë”, ka shkruar Ortagu
Ky mesazh është shpërndarë edhe nga zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, e cili tha se regjimi iranian vazhdon të përdorë objektet e tij diplomatike, për të komplotuar sulme terroriste në Europë dhe gjetkë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.