Biznes

Darkat në këtë restorant do të shijohen nga manekinët

Kur restoranti me tre yje Michelin në Virxhinia do të rihap dyert pas mbylljes për shkak të pandemisë Covid-19, do të bëhen rezervime për manekinët.

Inn në Little Washington - një restorant rreth një orë e gjysmë në perëndim të Uashingtonit, DC - planifikon të rinisë aktivitetin në 29 maj, por me tavolina në mjediset e jashtme sipas rregullave të qeverisë, tha zëdhënësi i restorantit Charlie Dougiello. Ashtu si shumë restorante nëpër SHBA, stafi i tij po përpiqet sesi të sigurojë një përvojë të plotë ngrënieje si më parë ndërsa duhet të zbatojë masat për t'i mbajtur klientët të sigurt.

Pra, për të mbushur restorantin që do të mbahet në kapacitet 50% për qëllime të distancës sociale, stafi kreativ - natyrisht  ka menduar për manekinët.

"Unë gjithmonë kam pasur një pasion të  veçantë për manekinët - ata kurrë nuk ankohen për dhe ju mund të argëtoheni shumë duke i veshur ato", tha kuzhinieri dhe pronari i The Inn në Uashingtonin e vogël Patrick O'Connell në një deklaratë.

Manekinet do të shfaqen si çifte të veshur me një stil të viteve 1940 si për të shkuar në një festë të pas Luftës së Dytë Botërore. Ata do të ulen në tavolina midis mysafirëve për të ruajtur distancimin shoqëror, si dhe do të ngacmojnë të qeshura dhe një pamje të mirë, tha Dougiello.

Për të siguruar që manekinat ishin veshur më së miri dhe me temë, restoranti po bashkëpunon me një teatër lokal.

"Kur Inn në Uashingtonin e vogël hodhi idenë për të veshur manekinët, ne menduam se ishte një mënyrë argëtuese dhe krijuese që ata të përputheshin me udhëzimet e distancës sociale," tha Drejtori Menaxhues i Signature Theatre Maggie Boland në një deklaratë. "Ne iu bashkuam iniciativës për të bashkëpunuar me një tjetër prej destinacioneve të mëdha kulturore të Virginias, në mbështetje të rihapjes së tyre."

Bujtina/restoranti është e njohur për faktin se është diçka ndryshe, me specialistin e djathit që shtyn një kamionçinë dhe kodin e veshjes së dhomës së ngrënies ku specifikon "pa bikini të lagur", tha Dougiello.

Por, ndërsa shtojnë një element argëtimi, me manekinët shpresojnë të sigurojnë diçka nga ajo që ka munguar sepse shumë amerikanë po kërkojnë një lidhje me botën pasi pandemia i mbajti të izoluar.

"Ne të gjithë jemi të etur për t'u mbledhur dhe të shohim njerëz të tjerë tani," tha O'Connell. "Ata nuk duhet domosdoshmërisht të jenë njerëz të vërtetë. Burimi-CNN/ Shqipëroi-Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë