Futboll

Danezi Rasmus Hojlund magjeps bigët e Europës, Junajtid dhe Reali zënë radhën

Gazeta Si – Ka një ankand të vërtetë mes klubeve më të mëdha të Europës për sulmuesin e Atalantës, Rasmus Hojlund, i cili ka shpërthyer këtë sezon si me skuadrën bergamaske në Serinë A, ashtu edhe kombëtaren e Danimarkës.

Sipas ‘BT Sports’, mes klubeve që pëlqejnë dhe ndjekin me shumë interes Hojlund, janë ato spanjolle dhe angleze. Konkretisht, Mançester Junajtid dhe Real Madrid janë të parët që janë vënë në radhë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të ri.

Hojlund me fanellen e Atalantes. Gazeta Si, 21 prill 2023

Futbollisti 20-vjeçar duket se ka profilin e duhur për atë që kërkojnë këto dy klube të mëdha në Europës, por jo vetëm. Hojlund ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave në Danimarkë dhe tani me kombëtaren A. Atalanta duket se ka bërë ‘bingo’ me këtë lojtar, që e ka marrë nga austriakët e Shturm Gracit.

Vlera e sulmuesit është rritur ndjeshëm pas paraqitjeve të mira me fanellën e skuadrës ku luan edhe Berat Gjimshiti. Atalanta do ta ketë të pamundur të mbajë, por sigurisht do të përfitojë shumë financiarisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë