Kuriozitete

Dalin në ankand kujtimet e filmave të Sylvester Stallones

Duke filluar nga dorezat e boksit të "Rocky" tek shiritat e kokës së "Rambo", kujtimet nga karriera e yllit të filmave aksion Sylvester Stallone në Hollywood do të dalin në një ankand në dhjetor dhe pritet të mbledhë rreth 1.5 milion dollarë.

Gati 500 artikuj nga arkivat personale të Stallones janë duke u shitur, duke përfshirë kostume, skenarë, fletore dhe kujtime të tjera nga filmat më të mëdhenj të aktorit, përfshirë "Rocky", "Rambo", "Cliffhanger", "The Expendables".

Dorezat e boksit të Stallone nga "Rocky III" mund të kushtojnë nga 10.000 dollarë deri në 20.000 dollarë ndërsa fletoret e shkruara me dorë për “Rocky” mund të jenë nga 40.000 dollarë në 60.000 dollarë.

Gjithashtu do të jenë edhe një koleksion thikash nga tre filmat e parë, me çmim prej 10.000-20.000 dollarë secili, si dhe një shirit i vendosur nga Stallone në "Rambo: First Blood Part II" (8,000 - 10,000 dollarë) ndër kujtime të tjera.

"Ai është një ikonë dhe jam i sigurt se njerëzit duan të kenë një kujtim nga ai, aq më shumë kur ky kujtim është diçka që Stallone e ka vendosur në një nga filmat e tij”, tha Martin Nolan, drejtor ekzekutiv në Julien's Auctions.

I pyetur pse aktori, tani 75 vjeç, po shiste artikujt, Nolan tha: "Ai në fakt po zhvendoset, po shet shtëpinë e tij".

Shitja "Prona nga jeta dhe karriera e Sylvester Stallone" zhvillohet më 5 dhjetor në Ankandin Julien në Beverly Hills dhe do të paraprihet nga një ekspozitë e artikujve në Londër duke filluar të enjten në Galeritë e Mall.\Reuters\


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë