Arsim

Dalin edhe tezat e gjuhës së huaj për minimaturat

Tezat e provimeve të Gjuhës së Huaj për 9-vjeçaren, kanë dalë njëjtë si provimet e tjera. Provimet finale edhe për minimaturantët kanë qenë publike për t’i zgjidhur kushdo.
Rregullat strikte, si telefonat e fikur, apo kontrolli para hyrjes në provim, të vendosura nga autoritetet e arsimit nuk funksionojnë.


Ky ishte provimi i fundit për minimaturantën dhe njëjtë si për çdo provim tjetër, nuk dihet se kush i ka nxjerrë tezat. Për asnjë nga provimet e nxjerra nuk pati asnjë reagim nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Edhe për nxjerrjen e provimit të Gjuhës së Huaj të minimaturës nuk kemi një përgjegjës.
Gazetasi.al është interesuar disa herë pranë autoriteteve arsimore, por deri më tani nuk ka një reagim.
Në provim kanë marrë pjesë 31 350 minimaturantë. Ato do të kontrolloheshin nga 6000 mësues të cilët u angazhuan në të gjithë vendin.
Provimi zgjat rreth 2 orë e 30 minuta. Gjuhët e huaja që po jepen si provim i detyruar janë: “Anglisht”, “Frëngjisht”, “Italisht” dhe “Gjermanisht”, lëndët që janë mësuar në shkollë.
Vlerësimi i testeve të PKAB kryhet nga mësuesit e certifikuar të Zyrave Arsimore Vendore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë