Arsim

Dalin datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2024

Nga Gazeta Si- Publikohen datat për provimet e Maturës Shtetërore. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu. Mësohet se provimi i parë, gjuhë e huaj do të zhvillohet më datë 3 qershor, ndërsa në 10 qershor do të mbahet Gjuhë shqipe dhe letërsi. Matematika do zhvillohet më 18 qershor ndërsa provimi me zgjedhje do zhvillohet më 24 qershor.

Provimi për teorinë profesioniale do të mbahet në 24 qershor.

Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në janar 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë