Kosova

Dakordësia BE-Kosovë, Borrell: Presim hapa të tjerë pozitivë nga Kosova

Nga Gazeta 'Si'-Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka mirëpritur hapat e ndërmarra nga qeveria e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Borrell shprehet se pret që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë në këtë drejtim.

“E mirëpres përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për deskalim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me palët”, shkruan ai.

Qeveria e Kosovës njoftoi mbrëmjen e së martës(11 korrik) se ka rënë dakord që të zvogëlojë praninë policore në Veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë