Futboll

CR7: Nuk kam pasur asnjë sezon të keq në jetën time, ja kur mund të tërhiqem

Në momentin që trupi nuk do më përgjigjet në fushë, atëherë do jetë momenti për t’u tërhequr", ka deklaruar Cristiano Ronaldo. Lojtari portugez i Juventusit ka folur nga Dubai ku ka tërhequr një çmim. Ylli portugez foli gjithashtu për të ardhmen dhe ëndrrën në sirtar.

"Nuk kam pasur asnjë sezon të keq në karrierë, jam gjithnjë i gatshëm të pranoj sfida. Luaj gjithnjë me synimin për të fituar. Në momentin që trupi nuk do më përgjigjet në fushë, atëherë do jetë momenti për t’u tërhequr. Shumë vite më parë, mosha ideale ishte të tërhiqeshe ishte 30 apo 32-vjeç, ndërsa tani shoh ende lojtarë nga 40-vjeç": “Ruajtja e nivelit gjatë 15 viteve të fundit ka të bëjë kryesisht me këmbënguljen time për të qenë më i miri. Të gjithë e dinë mënyrën time të të jetuarit dhe 30% e jetës sime i kushtohet futbollit".

Por çfarë do të bëjë CR7 pasi të vari këpucët në gozhdë? Ai e thotë vetë: «Kur të lë futbollin, do të dëshiroja të rifilloja studimet. Do merrem shumë me to, të kulturohem. Sepse për fat të keq studimet që kam bërë akoma nuk japin disa nga përgjigjet e pyetjeve që kam në kokë. Një tjetër gjë që më magjeps është dëshira për të provuar aktrimin në një film”.

Si përfundim, Ronaldo dërgon një mesazh për të gjithë sportistët: "Shpresoj të jetoj më shumë se 50 vjet për të mësuar gjëra të reja, të përballem me sfida të reja dhe të ndryshme. Ne duhet të mësojmë nga të tjerët, dhe kjo është një pjesë e rëndësishme e jetës që më ka ndihmuar të arrij këtë nivel. Në moshën 34 vjeçare, unë ende kam të njëjtën formë fizike, të fituar përmes zellit dhe punës së palodhur ”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë