Bota

Covid, një video dëshmon për “lakuriq nate të gjallë në laboratorin e Wuhan”

Instituti i Virologjisë Wuhan në Kinë, kishte lakuriq të natës në kafaze dhe virusi ka rrjedhur nga laboratori, një hipotezë e mohuar vazhdimisht nga autoritetet kineze.

Kjo u zbulua nga një video ekskluzive e “Sky News Australia”, e cila ushqen edhe një herë dyshime për origjinën e koronavirusit. Imazhet tregojnë një shkencëtar që ushqen një lakuriq me një krimb.

Videoja është bërë nga Akademia Kineze e Shkencave me rastin e laboratorit të ri të biosigurisë të nivelit 4 dhe është regjistruar në maj 2017.

Që nga fillimi i pandemisë, tregjet e ushqimit (tregjet e lagështa) dhe shitja e kafshëve të egra të gjalla, të cilat gjithmonë janë konsideruar përgjegjëse për transmetimin e viruseve te njerëzit, kanë përfunduar nën akuzë.

Hipoteza të tjera, sugjeruan idenë e një eksperimenti nga shkencëtarët kinezë dhe të një gabimi njerëzor në origjinën e përhapjes së virusit.

Raporti i OBSH-së arriti në përfundimin se skenari më i mundshëm që do të kishte shkaktuar pandemi, ishte transmetimi i virusit nga lakuriqët e natës tek njerëzit përmes një kafshe tjetër dhe se dalja e virusit nga një laborator është "jashtëzakonisht e pamundur". Sidoqoftë, ekspertët kujtuan vështirësinë në arritjen e të dhënave të para gjatë misionit në Kinë.

Videoja e Akademisë Kineze të Shkencave, u zbulua nga studiuesit që hetojnë origjinën e pandemisë, të cilët e quajnë veten “DRASTIC”. Videoja është pjesë e hetimit për librin "What Really Happened in Wuhan".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë