Media Galeri

Covid-19 transformon festimet e ditës së Falenderimeve

Amerikanët po festojnë një ditë Falenderimesh të transformuar si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Shumë familje hoqën dorë nga tradita për t’u mbledhur me rastin e kësaj dite. Po kështu parada tradicionale e rrjetit të dyqaneve me pakicë Macy’s u kufizua në një ngjarje që u ndoq vetëm nëpërmjet televizorit.

Parada e Macy-t me rastin e Ditës së Falenderimeve e Macy-t në Nju Jork, një spektakël tullumbacesh gjigante me fytyra karakteresh të njohura për fëmijë që i kanë argëtuar ata për gati një shekull, është reduktuar në mënyrë të konsiderueshme. Spektatorët nuk u lejuan të rreshtohen përgjatë paradës në rrugë, sikurse më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë