Lajme

Covid-19, shënohet rasti i parë nga stafi shëndetësor në Kosovë

Regjistrohet rasti i parë me koronavirus nga stafi shëndetësor në Kosovë.

Siç shkruajnë mediat kosovare, lajmin e ka konfimuar Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke thënë se një ditë më parë ka regjistruar personin e parë të infektuar nga stafi shëndetësor me koronavirus.

“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajojë dhe demotivojë që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Aktualisht në këtë Klinikë është thënë se janë duke u trajtuar 34 pacientë.

Në Kosovë deri më tani është raportuar për 86 persona të infektuar me Covid-19. Ndërsa një pacient ka ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë