Lajme

Covid-19/ OKB jep fond global për vendet në zhvillim

Kombet e Bashkuara do të krijojnë një fond për të mbështetur trajtimin e pacientëve me koronavirus në të gjithë botën.

Lajmin e  ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Norvegjisë sot (të hënën, 23 mars).

“Një fond shumë-donatorësh nën kujdesin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të sigurojë parashikueshmëri për partnerët tanë dhe do të ndihmojë për t’i bërë përpjekjet më efektive,” tha Ministri i Jashtëm Ine Eriksen Soereide në një deklaratë.

Qëllimi i fondit është të ndihmojë vendet në zhvillim me sisteme të dobëta shëndetësore në adresimin e krizës, si dhe të trajtojnë pasojat afatgjata, shtoi ministria. Një njoftim zyrtar mund të bëhet më vonë këtë javë, tha ai.

Pothuajse 340,000 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në të gjithë botën dhe më shumë se 14.500 kanë vdekur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë