Lajme

Covid-19 në burgje, nga 18 të dënuar pozitivë, 3 ende aktivë

18 raste me Covid-19 u konfimuan në burgun 313 në Tiranë. Por gjendja e të burgosurve dhe numri i rasteve ka ndryshuar.

Mësohet se nga 18 të dënuar dhe të paraburgosur që rezultonin pozitiv me Covid-19, vetëm 3 janë aktivë për momentin, njëri prej të cilëve i shtruar në spitalin e burgut, pasi ka diabet.

Rasti i parë që u identifikua në burgun 313 ishte një i dënuar italian, i cili më pas ia ngjiti edhe disa të burgosurve të tjerë.

Sot në vendin tonë u identifikuan 4 raste të reja me Covid-19, ku një rast i ri është konfirmuar edhe në Berat, zonë e cila ishte shpallur e gjelbër nga qeveria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë