Njerez

Covid-19 mposht trajnerin e Flamurtarit në basketboll, Viron Toska

Ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë , ish-trajneri dhe shefi i klubit të Flamurtarit në basketboll për femra, Viron Toska, për shkak të COVID-19.  Toska, ka drejtuar ekipin e Flamurtarit që prej vitit 2008. Gjendja e 64-vjeçarit nga Vlora ishte rënduar së tepërmi prej dy javësh.

Përpara një jave, Federata e Basketbollit do të bënte të mundur transportimin e Toskës drejt Turqisë, për një mjekim të specializuar, por futja në intubim e bëri të pamundur.

Prej më shumë se një dekade, Toska ka drejtuar ekipin e basketbollit për femra të Flamurtarit, ekip me të cilin e ka shpallur 15 herë kampion, teksa në 10 vitet e fundit ka shënuar 29 trofe. Në karrierën e tij numërohen mbi 35 tituj të fituar me Flamurtarin, në kampionat, Kupë apo evente të tjera kombëtare, një trajner i suksesshëm, që ka drejtuar edhe kombëtaren e femrave. Një emër i madh i basketbollit, që largohet herët nga jeta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë