Lajme

Covid-19, kujdes nga piratët e internetit! Ja si mashtrojnë

Ekspertët e sigurisë në internet thonë se posta elektronike po goditet nga një sërë mashtrimesh nga hackara të ndryshëm. Duke përdorur koronavirusin, ata po synojnë të vjedhin të dhënat e individëve, kompanie ajrore, qeverive e të tjera. Ka një sërë emaile që i’u janë dërguar njerëzve të cilët flasin për vaksinën e krijuar kundër koronavirusit të ri,, ose një sërë planesh që mund të mbrojnë interesat e njerëzve.
"Klikoni këtu për një kurë"
Studiuesit në firmën e sigurisë kibernetike Proofpoint fillimisht vunë re një email të çuditshëm që u dërgohej klientëve që prej muajit shkurt. Mesazhi mendohet të jetë nga një mjek misterioz që pretendon të ketë detaje rreth një vaksine që mbulohet nga qeveria kinezë dhe ajo britanike.
Emaili thoshte se duhet të klikonim në dokumentin bashkëngjitur me emailin, për të kuptuar më shumë rreth vaksinës.
“Ne kemi parë këto ditë një sërë emailesh të cilat kanë qëllim të keq dhe përdorin frikën e koronavirusit për të vjedhur të dhënat që ‘iu interesojnë,” thotë Sherrod DeGrippo nga kompania Proofpoint.
Ekspertët bëjnë thirrje se këto emaile duhet të anashkalohen menjherë.

Shembull i një emaili

Rimbursimi i taksave pas Covid-19
Studiuesit në kompaninë e sigurisë kibernetike Mimecast e ngritën këtë shqetësim disa javë më parë. Një ditë ata zbuluan se ishin dërguar mbi 200 emaile vetën në një orë. Në email shkruhej se personat mund të rimbursonin taksat e tyre. Nëse një përdorues do të klikonte mbi “hyni tek fondet tuaja tani”, do të bënte që ata të kalonin në faqen zyrtare të rreme të një qeverie, duke i inkurajuar ata të futin të gjitha informacionet e tyre financiare.
"Mos iu përgjigjni asnjë mesazhi elektronik në lidhje me paratë përmes postës elektronike,” thotë Carl Wearn, kreu i kompanisë.
Kjo masë e vogël do t’iu shpëtojë
Hakerat që pretendojnë se përfaqësojnë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, shkruajnë një email ku thuhet se nëse shkruani të dhënat tuaja, mund të merrni një informacion më specifik si t’i shpëtoni sëmundjes.
"Kjo masë e vogël mund t'ju shpëtojë,” shkruhet në email.


Por kompania Proofpoint thotë se shtojca nuk përmban ndonjë këshillë të dobishme dhe në vend të kësaj infekton kompjuterë me softuer të dëmshëm të quajtur “AgentTesla Keylogger”.
Për të shmangur këtë mashtrim, jini të kujdesshëm me emailet që pretendohet se janë nga OBSH, pasi ato janë të rreme. Në vend të kësaj, vizitoni faqen e saj zyrtare.

Shembull i një email

Dhuroni këtu për të ndihmuar mbi “luftën” e koronavirusit të ri
Ky ishte një shembull tjetër, që u gjet nga ekspertet e kompanisë së sigurisë Kaspersky. Një email i rremë që shkruan mbi donacione të nevojshme për zhvillimin e një vaksine dhe kërkon që pagesat të bëhen nëpërmjet kripto monedhës Bitcoin.
Emaili mund të duket qesharak, por adresa e emailit e bën atë të besueshme. Në përgjithësi, Kaspersky thotë se ka zbuluar më shumë 513 emaile të ndryshme të cilat përdornin koronavirusin e ri si temë kryesore.
“Ne presim që numrat e këtyre emaileve të rriten, pasi edhe vetë virusi po vazhdon të përhapet. Deri kur të vazhdojë kjo gjendje shëndetësore, do të vazhdojnë edhe emailet mashtruese,” thotë David Emm, eksperti kryesor i firmës./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë