Futboll

Covid-19, Keylor Navas paguan 200 mijë dollarë për t’u arratisur nga Franca

Edhe në Francë pandemia e koronavirusit po i detyron të gjithë të qëndrojnë në shtëpi dhe lojtarët nuk bëjnë përjashtim, por edhe tek PSG, shumë lojtarë kanë lënë qytetet përkatëse për në vendlindje me lejen e klubit, për tu kthyer tek familjet e tyre. Pas Neymar, Thiago Silva e Cavani, që janë kthyer në Brazil e Uruguai, as Keylor Navas nuk i ka rezistuar tundimit për tu rikthyer në shtëpi e për ta bërë nuk i ka kushtuar fare rëndësi shpenzimit.

Në kulmin e pandemisë, me pothuajse të gjitha fluturimet e bllokuara, ish- portieri i Real Madrid ka shpenzuar 200 mijë dollarë (rreth 180 mijë euro) për të përqafuar të dashurit e tij në Kosta Rika. Lajmi është publikuar nga  ESPN, që shpjegon se numri 1 i parisienëve ka rezervuar një avion privat natën e 27 marsit për të mbërritur në San Josè, bashkë me tre fëmijët e vegjël dhe gruan. Navas e familja e tij duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë në territorin kombëtar të Kosta Rika, sipas rregullave të vendosura nga OBSH, për të parandaluar ndonjë infektim të mundshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë