Ne rrjet

COVID-19, grekët u infektuan më shumë nga rumunët, bullgarët e serbët sesa nga shqiptarët

fotografi ilustruese, turist qe sapo ka zbritur ne aeroportin e Athines

Greqia nuk importoi më shumë raste me COVID-19 nga Shqipëria. Në fakt vendi jonë gjendet në  5 vendet e para, por nga Shqipëria në Greqi për periudhën 1 korrik- 16 gusht ishi nveëm 63 raste me COVID-19.

Rumania mban kryesimin me 88 raste, ndjekur nga Bullgaria me 86, Serbia me 80 më pas vjen Shqipëria me 63 dhe Suedia me 29.

Kjo është konfirmuar vetë nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrotjen Civile. Javën e kaluar Greqia vuri masat e reja të hyrjes në vend, që shkaktoi një kaos 5- ditor në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

Nga e hëna në Greqi lejohet të hyjnë nga Shqipëria vetëm emigrantët me letra greke apo rezidentët, apo punëtorët sezonalë me tampon negative me vete, vërtetim në anglisht dhe aplikim në adresën greke PFL.

Greqia me hapjen e kufijve nga 1 korriku dhe sezonin turistik ka regjistruar 2.5 milionë hyrje në kufi. 2 milionë prej tyre ishin nga aeroportet kurse nga kufijtë tokësorë vetëm 384 mijë. Nga gjithë hyrësit u testuan rreth 319 mijë qytetarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë